Çfarë të shkakton më shumë stres sipas shenjës tënde të horoskopit

15:18 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Dashi
Ju jeni një person i zënë. Ju thjesht doni të kapni çdo gjë, të jetoni çdo moment dhe të keni të bëni me çdo njeri rreth jush. Ju e jetoni jetën tuaj në maksimum. Shumë shpesh, ju harroni gjërat e vogla në jetën tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju jeni në stres. Personat që i përkasin kësaj shenje zodiaku e përballojnë stresin më mirë duke marrë një ditë pushim. Vizitoni ndonjë vend që është i rrethuar nga natyra. “Ngadalësoni ritmin” dhe të gëzoni jetën.

Demi
Ju jeni një punëtor i vërtetë. Kur është fjala për dështim, ju e merrni atë personalisht. Kjo është se si ju stresoheni edhe kur dështimi nuk është faji juaj. Për “demat” këshillohet që ju ta merrni më lehtë. Pushoni pak dhe merrni frymë thellë. Ju nuk jeni përgjegjës për çdo gjë. Rruga e suksesit është e gjatë dhe ka pengesa gjithashtu.

Binjakët
Njerëzit Binjakë janë të etiketuar si të ndërlikuar. Ata janë shumë të vështirë për t’u marrë me ta. Ju dashuroni bisedat dhe ju pëlqen t’ia kaloni mirë. Shumë shpesh ju stresoheni për shkak të shumë gjërave. Kjo gjë është rezultat i energjisë shtesë që ju keni. Pra, mos jini kaq shumë energjik se stresoheni nga hiçi… Duhet të konsideroni të shkoni në palestër çdo ditë. Kjo do të bëjë që ju të ndiheni më mirë.

Gaforrja
Ju jeni të lumtur kur ndiheni të sigurtë. Stresi vjen nga ndjenja e pasigurisë. Personat e lindur në këtë shenjë lehtësojnë stresin me meditim.

Luani
Kur është fjala për njerëzit “luan” , ata janë akoma një hap më shumë se gaforret. Ata duan të kontrollojnë gjithçka.. Ata duan të marrin përsipër frerët e çdo lloj gjëjë, por kjo sigurisht vjen me një çmim. Shumë stres!! Për të trajtuar stresin, ju duhet të qëndroni një moment vetëm dhe të merrni frymë thellë. Bëjeni këtë për një kohë të shkurtër dhe do të ndjeni ndryshim.

Virgjëresha
Virgjëresha është si Binjakët. Ka shumë ngjashmëri. Disa i quajnë ata vëllezërit e motrat e shenjave të zodiakut. Ju duket se “ndëshkoni” veten për gjëra që s’ju përkasin. Kur nuk ka ndonjë zgjidhje të qartë për një problem, ju fajësoni veten. Kjo është me të vërtetë e vështirë. Mënyra më e lehtë për të trajtuar stresin është duke shkruar të gjitha mendimet dhe idetë në kokën tuaj. Bisedoni me njerëz të tjerë rreth jush. Edhe në qoftë se ju nuk mund ta gjeni një zgjidhje menjëherë, japin vetes disa ditë. Ajo do të vijë tek ju.

Peshorja
Njerëzit peshore janë ata që stresohen më lehtë nga të gjithë shenjat e tjera. Nëse ju ndjeni edhe çekuilibrimin më të vogël në jetën tuaj ju stresoheni dhe e përjetoni mjaft keq. Të qetësoheni nuk është e lehtë për ju . Ju duhet t’i përkushtoheni këtij procesi “të qetësoni veten” dhe të përpiqeni për të bërë paqe me çdo gjë që shkakton stres në jetën tuaj.

Akrepi
Këta njerëz janë me të vërtetë të ndjeshëm dhe fshehin emocionet e tyre. Kjo sjell një dozë të madhe të stresit. Mënyra më e lehtë për t’u qetësuar është të shprehni ndjenjat tuaja.

Shigjetari

“Unë nuk di gjë, unë jam i zënë”. Tingëllon e njohur për ju ? Nëse përgjigjja juaj është po, ndoshta ju jeni një Shigjetari ose ju njihni dikë shigjetar. Këtyre njerëzve u pëlqen të jenë të zënë me punë dhe nuk u pëlqen kur u thonë se çfarë duhet të bëjnë. Padurimi shumicën e kohës sjell stresin në jetën tuaj. Mënyra më e lehtë është të merrni një frymë thellë dhe të kuptoni se ju nuk jeni i vetmi që jeton në këtë planet.

Bricjapi
Këta njerëz janë me të vërtetë të ashpër më veten e tyre. Edhe kur ata janë të stresuar, ata ende thonë se ata e meritojnë atë. Qetësohuni. Bëni një udhëtim të paktën një herë në muaj. Hani ushqimin tuaj të preferuar të shëndetshëm, rrini duarkryq dhe relaksohuni.

Ujori
Aventurieri. Ju jeni kokëfortë dhe nuk i dëgjoni njerëzit. Stresi vjen kur ju kuptoni që gjërat nuk ju shkojnë sipas planeve. S’keni pse shqetësoheni, ka mënyra se si ju mund t’i rregulloni gjërat, mos e stresoni veten.

Peshqit
Njerëzit më kreativ dhe të ndjeshëm janë peshqit. Kjo i bën ata të duan të jenë të izoluara nga njerëzit. Ata mendojnë se do të ndryshojnë botën, por asnjeri mos të dijë gjë në lidhje me atë. Ju jeni të ekspozuar ndaj stresit. Merrni kohë për veten tuaj për të karikuar energjitë tuaja dhe vazhdoni me një mendje të qartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme