Mongolia ka karantinuar një rajon në afërsi të kufirit kinez pas shpërthimit të murtajës.
Janë identifikuar dy raste të dyshuara të murtajës – e cila lidhet me konsumimin e mishit të marmotës, njoftuan ekspertët shëndetësorë të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
Testet laboratorike konfirmuan që dy individë të paidentifikuar kishin kontraktuar sëmundjen në rajonin e Khovd, tha në një deklaratë Qendra Kombëtare e Mongolisë për Sëmundje Zoonotic (NCZD).
Kryeqyteti krahinor në Mongolinë perëndimore tani është në karantinë.
Sipas mediave lokale, automjeteve u është ndaluar hyrja përkohësisht në zonë.
Kryeqyteti krahinor në Mongolinë perëndimore tani është në karantinë.
Sipas mediave lokale, automjeteve u është ndaluar hyrja përkohësisht në zonë.
NCZD analizoi mostra nga 146 persona të ndryshëm që mund të kenë pasur kontakte me dy individët e infektuar.
Për më tepër, janë identifikuar 504 individë të kontaktit të dytë.
Infeksioni bakterial mund të vrasë të rriturit brenda 24 orëve nëse nuk mjekohet me kohë./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...