Rastet e koronavirusit në Indi shënuan një rekord të lartë

12:25 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

India ka shënuar numër rekord rastesh me koronavirus të shtunën, me 22 mijë raste të reja dhe 442 vdekje, gjersa infeksionet rriten në pjesët perëndimore dhe jugore.

Shteti perëndimor i Maharashtra, ku është Mumbai, kryeqyteti financiar, ka totalin më të lartë të vendit, me 6,364 raste të reja të virusit dhe 198 vdekje nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

India është shteti i tretë me më së shumti raste në botë, duke tejkaluar shifrat 640 mijë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Ajo po ndjekë Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë.

Zyrtarët në Mumbai paralajmëruan banorët të qëndrojnë larg bregdetit, pasi shirat e dendur ishin parashikuar për 48 orët e ardhshme.

Mononët zakonisht shkaktojnë vërshime në shumë pjesë të qytetit dhe mund të bëjnë përpjekjet e kontrollimit të koronavirusit duke shkaktuar një rritje të mëtejshme të numrave të infeksionit, thonë ekspertët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme