Kanë kaluar tre muaj e gjysmë që prej kur në Kosovë janë identifikuar rastet e para me koronavirus.
Por, ende nuk është bërë rishikimi i buxhetit.
Këtë si të domosdoshme po e sheh njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa.
Ai në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se ndër të tjera në programin e ri duhet të përfshihet edhe aspekti i rimëkëmbjes.
“Pako emergjente që kishte vlerën e 180 milionë euro deri tani është realizuar vetëm 30%, rishikimi i buxhetit është i nevojshëm dhe për të përfshirë këtë pako në programin e ri por edhe për masa gjithëpërfshirëse në aspektin e rimëkëmbjes”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë gjithashtu se konsolidimi pas virusit mund të marrë vite në Kosovë.
“Sipas studimeve që janë bërë, sipas analizave tona një skenar i zhvillimit te ngjarjeve në çdo vend është nëse infektimet si pasojë e Covid 19 shtrihen edhe në frantalin e tretë të vitit që është rasti jonë, dhe kemi një rritje të infektimeve dhe e dyta nëse masat për mbështetje të bizneseve edhe për aspekte sociale nuk kanë qenë të mjaftueshme e sipas këtij skenari, konsolidimi pas virusit mund të marrë me vite”, ka thënë ai.
Mustafa ka shtuar gjithashtu se në këtë situatë aprovimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është i domosdoshëm.
“Unë mendoj se ende kemi kohë për përmirësim të intervenimin ekonomik dhe të marrim masa për përmirësim të situatës ekonomike por për këtë është mëse e domosdoshme për konsolidim të Kuvendit të Kosovës për aprovim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për aprovimin e buxhetit”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa tha se edhe partitë politike po bëjnë luftë primitive.
“Deri tani kemi parë një luftë primitive të partive politike e cila më së paku do të duhej të manifestohej do të duhej të manifestohej kur trajtohen çështje të tilla, nuk mund ta kuptojmë një konflikt politik që e dëmton ekonominë e vendit dhe konsolidimin e shëndetit”, ka thënë ai.
Sipas tij është koha për koordinim urgjent të partive politike.
“Për të gjitha këto çështje duhet një aksion urgjent i udhëheq të partive politike dhe shefave të grupeve parlamentare që të arrijnë një marrëveshje që pa marrë parasysh a janë në opozitë apo pozitë kur të trajtohen këto çështje t’i votojnë nëse nuk kanë argumente se marrëveshjet janë të dëmshme. Lufta politike e partive politike nuk ka filluar tani, ajo ka degjeneruar në më shumë se 10 vite, por një periudhë ka pas një lloj sensi që marrëveshjet ndërkombëtare të aprovohen, tash po shkojnë me muaj dhe kjo është e patolerueshme”, ka thënë ai.
Mustafa ka folur edhe për borxhet e jashtme.
Ai ka thënë se nuk janë e vetmja zgjidhje për situatën por pa to konsolidimi do të jetë i vështirë.
“Borxhet nuk jashtme nuk janë e vetmja zgjidhja, pa një infuzion ndërkombëtare konsolidimi do të jetë i vështirë por nuk duhet shikuar vetëm këtë, në buxhet duhet ristrukturim, duhet të hiqen të gjitha shërbimet e luksit, mallrat dhe shërbimet duhet të reduktohen, infrastruktura që nuk është e domosdoshme duhet të shtyhet për më vonë dhe ata para duhet të shkojnë në rimëkëmbjen ekonomike të bizneseve, të prodhimit dhe aktiviteteve të tjera ekonomike. Programi qeveritar prej 1.2 miliardë euro krijon një masë kritike por duhet shpejt të aprovohet, edhe marrëveshjet ndërkombëtare nëse ratifikohen sot duhet edhe 2-3 muaj të tjerë deri të shfrytëzohen. Janë probleme shume serioze, por disa faktorë politikë po besoj që u ka kapë një lloj amnezie dhe i shohin vetëm problemet partiake dhe jo ato të ekonomisë së Kosovës dhe shëndetin e popullsisë”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve ekonomike ka folur edhe për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale, ai ka shtuar se mund të jetë një infuzion i konsumit.
Por e ka quajtur të pakuptueshëm rimbursimin e tyre.
“Mund të jetë një infuzion i konsumit për të ngjallur tregtinë e konsumit dhe shërbimet, edhe industria ushqimore dhe ndërtimtaria ndikohen indirekt por nuk e kam kuptuar pse duhet të rimbursohen sepse njeriu po i merr paratë e tij dhe po i harxhon. Por, ndoshta edhe rimbursine ka një logjikë të tij por ka mundur edhe pa atë”, ka shtuar ai.
Mustafa ka shtuar gjithashtu se rimbursimi mund të korrigjohet./arbresh.info/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...