Mbi 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në Rusi

11:36 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 674.515, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.027, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.632 raste të reja me virusin dhe 168 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 446.893, me 8.968 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në nëntë ditët e fundit, Rusia ka raportuar nën 7 mijë raste ditore me COVID-19.

Në Moskë janë regjistruar 680 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.210, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.929, me 25 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 20,7 milionë teste, përfshirë 301 mijë brenda 24 orëve të fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme