Petrit Bylykbashit nga Prishtina, i është rikthyer koronavirusi. Ndonëse ishte shëruar para tre muajsh, pas paraqitjes së simptomeve është testuar sërish dhe ka rezultuar pozitiv. Pas këtij rasti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i mikrobiologut, Lul Raka.
Përmes një shkrimi në Facebook, Raka ka thënë se një shkak i mundshëm janë gabimet në laborator, shkruan arbresh.info
“Një shkak i mundshëm janë gabimet humane në laborator. Strishot e nazofaringut apo të grykës që përdoren për diagnozë, mund të sjellin sasi të ndryshme të virusit, varësisht se ku bëhet mostrimi dhe si bëhet ai. Gabimet laboratorike përcillen me rezultate të rrejshme pozitive ose negative”, ka shkruar Raka.
Sipas Rakës, për të dëshmuar vërtetë reinfektimin dhe për ta dalluar nga nxjerrja afatgjate e virusit që vazhdon nga infeksioni i parë, duhet të bëhet sekuencionimi i të dy mostrave të pacientit.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
A MUND TË PREKEMI DY HERË NGA VIRUSI SARS-CoV-2?
Pos rastit të përshkruar dje në Kosovë, ka edhe raste tjera shumë të rralla në botë që kërkojnë analizë të detajuar.
Virusi që shkakton COVID-19 ka shumë të panjohura!
Sot, në botë ka shumë pak raste të “rikthimit” të virusit dhe sëmundjes, prandaj nuk mund të nxirren konkuza gjithëpërfshirëse dhe ende nuk ka përgjigje të plotë shkencore. Ekzistojnë vetëm supozime të mundshme të këtij skenari.
Sistemi imunitar është qendra e pyetjeve më të rëndësishme të Koronaviruseve. Antitrupat, që prodhohen pas infeksionit ngjiten për virusin për ta ndaluar atë. Kontribut në luftën kundër virusit japin edhe qelizat T, të cilat i sulmojnë qelizat e infektuara me virus.
Sa zgjat imuniteti pas prekjes me COVID-19 nuk e dijmë. Por, katër llojet e tjera të koronaviruseve që shkaktojnë flamën lënë imunitet afatshkurtër, sepse disa pacientë janë riinfekuar me flamë brenda vitit. Të SARS dhe MERS antitrupat kanë zgjatur më shumë (1-2 vjet).
Cilat janë supozimet kryesore të rikthimit të virusit?
1. DIAGNOZA- GABIMET NË LABORATOR
Një shkak i mundshëm janë gabimet humane në laborator. Strishot e nazofaringut apo të grykës që përdoren për diagnozë, mund të sjellin sasi të ndryshme të virusit, varësisht se ku bëhet mostrimi dhe si bëhet ai.
Gabimet laboratorike përcillen me rezultate të rrejshme pozitive ose negative.
2. RIINFEKTIMI I VËRTETË
Për të dëshmuar vërtetë reinfektimin dhe për ta dalluar nga nxjerrja afatgjate e virusit që vazhdon nga infeksioni i parë, duhet të bëhet sekuencionimi i të dy mostrave të pacientit. Përmes kësaj metode mund të dëshmohet se a janë gjenetikisht të ndryshëm të dy viruset tek i njejti pacient. Po ashtu, duhet përcjellë edhe simptomat dhe kohëzgjatjen e reinfeksionit.
Gripi dhe infeksioni me virusin respirator sincicial (VRS), janë dy sëmundje që mund të përsëriten. Madje, VRS mund të ndodh disa herë brenda një sezoni të dimrit.
3. REZERVUARI NË TRUPIN E NJERIUT
Sipas këtij opcioni, virusi asnjëherë nuk është larguar nga trupi dhe kjo është vazhdimësi e tij. Pacienti ka nxjerrje të prolonguar sporadike të ARN-së virale. P.sh. në feces, virusi është gjetur 33 ditë pas infeksionit, por nuk është gjetur gjatë kësaj kohe në traktin respirator.
Riaktivizimi është një dukuri që vërehet te disa viruse si p.sh. te herpesi dhe HIV. Këto viruse e kanë periudhën e latencës (qetësisë), kur integrohen në ADN-në e strehuesit. Por, koronaviruset që shkaktuan SARS dhe MERS nuk kanë fazë latente dhe nuk ka dëshmi për këtë gjë.
Mbase këtu mund të përmendet edhe përgjigja e vonshme imunitare, e cila është më serioze te disa pacientë. Këto raste, të cilat duken si “kronike”, mund të flasin për virusin që nuk është pastruar ende nga trupi i pacientit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...