Në Komunën e Gjakovës sonte janë paraqitur shtatë raste të reja.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala thotë për RTV Dukagjinin se pesë nga këta pacientë janë raste kontakti ndërsa dy prej tyre kanë qenë të shtrirë në spitalin e Gjakovës në Repartin e Infektivës.
“Në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19”, tha ai.
Shala thotë se katër personel shëndetësorë nga Gjakova janë të prekur me coronavirus.
“Një internistë, një gjinekolog, një infektolog dhe një punëtorë i administratës janë të prekur me COVID-19. Mjekët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre ndërsa punëtori i administratës është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se trendi ditëve të fundit nuk është i mirë pasi ka një rritje të personave nga Gjakova të prekur me coronavirus.
“Kemi mbi 40 raste aktive në komunën tonë edhe pse numrin e saktë nuk e dimë pasi nuk kemi të dhëna të plota për numrin e të shëruarve”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani