Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 131.504, prej të cilëve 661 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 56.107, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.837.726.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion e 191 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 35,5 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 419.640 raste të konfirmuara dhe 32.166 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.502.424 raste, Rusia me 667.883 dhe India me 632.998 raste.
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...