Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka quajtur të çuditshme mënyrën e lëshimit të komunikatës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes së cilës është njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Me gjithë situatën e fundit, Tahiri ka thënë se nuk ka një plan të dytë sikur ai i 2017-ës për zhbërjen e kësaj gjykate.
“Lufta për liri në e dimë se ka qenë e drejtë. Dihet kush ka qenë agresori dhe viktima. Nga kjo Qeveri nuk ka iniciativë të zhbërjes. Ajo iniciativë ka qenë në dhjetor të 2017. Nuk ka qenë në diskursin publik që mund të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Tahiri, njofton klan kosova.
“Ka një votim që ka ndodhur në Kuvend”.
Kurse për protestat e paralajmëruara nga OVL e UCK-së, Tahiri ka thënë se është e drejtë legjitime e secilit që të protestojë.
“Ata e dinë më së miri se nuk mund ta ndalin dhe parandalojnë. Nuk ka iniciativë për ndonjë hap që do të bindte ndesh me këtë që është në sundimin e ligjit”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...