“Java e parë e fushatës zgjedhore filloi ashpër dhe shumë ndyrë. Një pjesë e madhe e aktorëve politikë nuk kursejnë, nuk zgjedhin mjete në luftën me kundërshtarin e tyre politik. CIVIL konstaton se për fat të keq dezinformatat, shantazhet, dhuna verbale, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes janë ato të cilat më shumë e shënojnë këtë fushatë parazgjedhore”.
Këtë e tha në konferencën e sotme për media kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla. Ai theksoi se në rrjetet sociale dhe në disa media janë vërejtur “operacione propaganduese për përhapjen e dezinformatave dhe urrejtjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaroi se vëzhguesit e CIVIL për çdo ditë regjistrojnë publikime të cilat në mënyrë të organizuar shpërndahen në faqet në Facebook, me emra të organizatave dhe iniciativave, ndërsa më tutje porositë dhe përmbajtjet shpërndahen nga profile, shpesh herë pa emra, të afërt me struktura të caktuara politike dhe gjejnë vendin e tyre në media.
“Marrëveshja e Prespës, kriza me virusin korona, integrimet në BE dhe NATO, reformat në sektorët kyç të shtetit, por edhe Revolucioni Shumëngjyrësh janë tema të strukturave të cilat përhapin lajme të rreme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes këto ditë”, tha Deralla. Ai shtoi se CIVIL ishte metë e gjuhës së urrejtjes dhe i vandalizmit në këtë javë të parë të fushatës.
Sipas CIVIL, për çdo ditë bëhet përhapje e organizuar e dezinformatave dhe lajmeve të rreme përmes fotomontazheve dhe përmes informacioneve të shpikura.
“Janë vërejtur raste të kërcënimeve direkte të drejtuara kah qytetarët dhe ngacmime nga struktura partiake lokale. CIVILI përkujton se votuesit kanë të drejtë të zgjedhjes dhe ofertës së informatave dhe bën thirrje që të ndërpritet dhuna, urrejtja dhe gënjeshtrat. Monitorimi i CIVIL ka vërejtur një varg rastesh të keqpërdorimit të resurseve publike dhe sjellje korruptuese të partive politike në fushatë”.
“Vërehet keqpërdorim i automjeteve zyrtare për qëllime politike nga bartësi i listës së kandidatëve të BDI-së në Njësinë e pestë Zgjedhore Talat Xhaferi, nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në Lisiçë dhe nga kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi”, tha Deralla.
Ai informoi se këto raste janë dokumentuar, me video incizime ose me dëshmi në teren, vërehen ose vendosen në arkiv dhe do të jenë pjesë e raportit të cilin do ta publikojë CIVIL pas zgjedhjeve. CIVIL ka vërejtur se gjithkund përgjatë vendit ka mosrespektim të masave për mbrojtje nga virusi korona dhe bën thirrje partive politike që ta respektojnë kodin zgjedhor, Kushtetutën, ligjet, heshtjen zgjedhore.
Procesin zgjedhor do ta ndjekin më shumë se 300 vëzhgues të CIVIL.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...