Hoti e Meta diskutojnë për rëndësinë dhe nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale

17:26 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Në kuadër të vizitës së tij të parë si Kryeministër i Republikës së Kosovës në Tiranë, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, u prit edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nga i cili mori urimet më të sinqerta për pozitën e tij në krye të Qeverisë.

Në këtë takim, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Njëkohësisht, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve, si dhe gatishmërinë e plotë për ta forcuar dhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha dimensionet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme