I sapotransferuari në Bayern Munich nga Manchester City, Leroy Sane, është shprehur i lumtur me kalimin e tij në Allianz Arena, ndërsa ka thënë se ai e ka prioritet triumfin në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munichu e ka konfirmuar transferimin e yllit Leroy Sane nga Manchester City – transferim ky që raportohet t’i ketë kushtuar kampionit gjerman 60 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Anësori 24-vjeçar, i cili i ka kaluar katër sezonet e fundit në Etihad me Manchester Cityn, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Bundesligës.
Ky transferim në Allianz Arena i Sanes është diskutuar që një kohë të gajtë, pasi që Bayerni fillimisht e kishte bërë të ditur interesimin për gjermanin gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019.
Mirëpo, lëndimi i tij në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20 – lëndim serioz në gju në ndeshjen e Community Shield kundër Liverpool – ia kishte pamundësuar atij këtë transferim.
Megjithatë, tani Sane është shëruar nga ai lëndim dhe do të kthehet në vendlindjen e tij për sezonin e ardhshëm, për ta shkruar kapitullin e ri në karrierën e tij.
“Bayern është një klub i mrekullueshëm dhe qëllime të mëdha dhe këto qëllime më përshtaten edhe mua. Mezi po pres ta provoj këtë sfidë të re dhe mezi po pres të stërvitem me skuadrën”, ka thënë Sane.
“E njoh trajnerin Hansi Flick nga ekipi kombëtar U-21, e kishim një marrëdhënie shumë të mirë atje. Unë dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin dhe Liga e Kampionëve është prioriteti kryesor”.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...