Trepça ndan 55 mijë euro për sigurim të punëtorëve ndaj aksidenteve

10:28 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Për të nxjerrë nxehet dhe pasuritë e tjera të Kosovë, çdo qitë punojnë me orë të tërë qindra kilometra nën tokë.

E, edhe rastet kur marrin lëndime në vendin e punës nuk janë të pakta për punëtorët e minierës së Trepçës.

Për këtë kjo e fundit do të ofroj shërbime të sigurimit për këta punëtorë, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar për këtë kontratë është 55 mijë euro.

Por, nuk thuhet se për sa punëtorë do të bëhet sigurimi, teksa kohëzgjatja e kantatës është 12 muaj.

Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për operatorët ekonomik të interesuar.

E, afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 24.07.2020 ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme