Policia e Kosovës jep detaje për shkatërrimin e bankomatit me eksploziv në Komoran

09:43 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Katër persona kanë shkatërruar me eksploziv banokatin e një banke në Komoran.

Rasti ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar gjithashtu se të panjohurit janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjithashtu në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Komoran, Drenas 02.07.2020-03:54. Është raportuar se katër person-a të panjohur  duke përdorur mjetë eksploziv e kanë dëmtuar-shkatërruar bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore , një zyrtar i bankës dhe njësiti i sigurimit privat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme