Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend.
Por ai ka theksuar se numri i qytetarëve që frekuentojnë ato nuk mund të jetë më i madh se 50 persona.
“Kemi angazhuar inspektoriat shtesë dhe ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve do të merren masa ndëshkuese ndoshta deri tek mbyllja e pishinave. Më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve. E dimë që ndikon në ekonomi mirëpo kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve. Kërkojmë që krahas udhëzimeve të IKSHPK të sillen të gjithë qytetarët”, është shprehur Krasniqi.
Ai në klan kosova ka potencuar se nga tash edhe mbajtja e dasmave është e lejueshme, vetëm se vlen rregulli i mos grumbullimit mbi 50 persona.
“Po është e lejuar” është shprehur ai.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban