Gati 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në Francë

23:35 | 2 Korrik 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.875, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 659 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 202.729, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 8.148 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 573 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 76.802, me 253 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 14 vdekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme