Google ADS

Zvicra kufizon hyrjen e udhëtarëve nga 29 shtete, në listë është edhe Maqedonia

22:22 | 2 Korrik 2020
Arbresh.info

Udhëtarët që shkojnë në Zvicër nga 29 vende do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve më 6 korrik dhe të shkojnë në vetizolim, që të parandalohet përhapja coronavirusit, njoftoi sot qeveria zvicerane.

Lista e vendeve përfshin Shtetet e Bashkuara, Suedinë, Brazilin dhe Rusinë, të cilat vlerësohen si vende me rrezik të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listë bëjnë pjesë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Udhëtarët që kanë qenë në këto vende në 14 ditët e fundit duhet të njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes atje dhe të shkojnë në një karantinë 10-ditore”, thonë qeveria.

Lista e vendeve do të rishikohet vazhdimisht në bazë të zhvillimit të situatës, shtojnë nga qeveria zvicerane.

Gjithashtu në Zvicër, numri i pacientëve ka filluar të rritet përsëri në ditët e fundit, por kufijtë me Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe Francën janë të hapura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme