Google ADS

Werder-i i Rashicës barazon me Heidenheim-in

22:22 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Werder Bremen ka barazuar me Heidenheim-in, ndeshje e vlefshme për play-off.

Dy skuadrat janë duke ‘luftuar’ që të jenë në Bundesligë, kurse ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat bindës 0 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Ylli kosovar, Milot Rashica, ishte titullar nga minutat e para, por pavarësisht që kishte disa raste, assesi nuk ia doli të tund portën e mysafirëve.

Raste kishte edhe nga skuadra e Heidenheim, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.

Pra, se cila skuadër do jetë edicionin e ardhshëm në Bundesligë do vendoset në ndeshjen kthyese./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme