Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur që Franca ka bërë trajtim çnjerëzor ndaj azilkërkuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).
GJEDNJ dha vendimin e saj për ankesën e parashtruar nga katër persona që kërkuan azil në Francë, me arsyetimin se ata ishin lënë të jetonin në kushte të këqija dhe çnjerëzore për muaj të tërë.
Gjykata vendosi që Franca ka shkelur nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ka të bëjë me trajtimin çnjerëzor, në lidhje me azilkërkuesit N.H. nga Afganistani, K.T. nga Rusia dhe A.J. nga Irani.
Ndërkaq, për azilkërkuesin e katërt, S.G. nga Rusia, gjykata ka vendosur se nuk është shkelur neni në fjalë.
Gjykata po ashtu tha se autoritetet franceze nuk kanë respektuar detyrimet ligjore dhe janë përgjegjëse për periudhën disamujore në të cilën azilkërkuesit në fjalë kanë jetuar në rrugë, pa të ardhura, pa qasje në shëndetësi dhe pa pasur mundësi t’i plotësojnë nevojat themelore.
GJEDNJ theksoi se personat e lartpërmendur janë përballur me trajtim çnjerëzor dhe poshtërues.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Franca duhet të paguajë dëmshpërblim prej 12 mijë eurosh për K.T., 10 mijë euro për A.J. dhe rreth 12,4 mijë euro për N.H.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...