Google ADS

Shqipëri, vajza kishte dy javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej

21:21 | 2 Korrik 2020
Arbresh.info

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që është në Tiranë ditën e sotme ku nënë dhe bijë janë gjetur të vdekura në banesë, teksa vajza tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve bëhet me dije se ato ishin ndjekëse të sektit “Jehovaj” dhe vajza kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna priste ringjalljen e saj.

Mësohet se nëna dhe vajza që kanë ndërruar jetë janë Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, teksa vajza që është gjallë është Blerta Josifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme