Google ADS

Kyuchyuk: Vendet anëtare të BE-së të mbajnë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

20:10 | 2 Korrik 2020
Arbresh.info

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk, përshëndeti përgatitjen e kornizës së negociatave nga Komisioni Evropian dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, raporton AIM nga Brukseli.

Komisioni Evropian dje dorëzoi kornizën e propozuar vendeve anëtare të BE-së, të cilat duhet të miratojnë atë në nivelin ministror në muajt e ardhshëm. Sipas draft axhendës së presidencës gjermane, kjo do të ndodhte më 10 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raportuesi i Shqipërisë, Isabel Santos, iu bashkua thirrjes së Kyuchyuk.

“Ne e mirëpresim këtë hap të ri kryesor në procesin e zgjerimit – prezantimin e kornizës së negociatave, e cila, pasi të përfundojë, do të udhëheqë negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. U bëjmë thirrje shteteve anëtare që të miratojnë tekstin e kornizës pa vonesë, për të mundësuar mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me secilin nga vendet deri në fund të këtij viti”, bën thirrje raportuesit.

Konferenca e parë ndërqeveritare shënon hapjen e grupit të parë të kapitujve, kushtuar sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme