Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez premtoi sot se qeveria do të paguajë 9 miliardë euro për rajonet autonome, me qëllim forcimin e sistemit të shëndetit publik, i goditur keq nga pandemia e COVID-19.
“Ne do të vëmë në dispozicion nëntë miliardë euro vetëm për Shëndetin Publik në komunitetet tona autonome me fonde të humbura”, njoftoi lideri socialist, gjatë një interviste në kanalin televiziv “LaSexta”.
“Nuk mund të ketë një angazhim më të madh se kjo për profesionistët tanë të shëndetit, të cilëve dua t’u shpreh mirënjohjen time”, shtoi ai.
Spanja është ndër vendet më të prekura evropiane nga pandemia, me mbi 28.360 viktima nga COVID-19 në territorin e saj.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...