Coutinho zvogëlon 50% të rrogës për të vazhduar huazimin me Bayern-in

16:50 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Mesfushori ofansiv Philippe Coutinho, e ka vazhduar huazimin te Bayern Munich nga Barcelona deri në fund të sezonit 2019/20.

Sipas Marca, braziliani ka pranuar që t’i zvogëlohet pagesa për 50% në mënyrë që të mbetet në “Allianz Arena” deri në fund të gushtit, njësoi siç kanë bërë Alvaro Odiozola dhe Ivan Perisic, transmeton portali arbresh.info.

Bayern e ka opsionin për të blerë Coutinho-n për 120 milionë euro këtë sezon, por ka spekulime se nuk do e aktivizojnë.

Barcelona thuhet se është duke provuar ta shesë ish yllin e Liverpool-it për t’i rritur fundet, ndërsa lojtari nuk ka interesim për t’iu bashkuar Inter ose PSG dhe preferon rikthimin në Angli.

Klubet e mëdha angleze, si Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham janë duke provuar ta huazojnë lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme