Finalja e Kupës së Danimarkës do të mbahet mend gjatë si ndeshja e parë e ndërprerë qoftë edhe për disa minuta pas pandemisë COVID-19.
Ngjarja e pazakontë ndodhi në sfidën mes Aalborg dhe Sonderjyske, ku për herë të parë u hapën dyert e stadiumit për një numër të konsiderushëm tifozësh meqë bëhej fjalë për një takim që vlente trofeun e Kupës.
Qeveria lejoi që në çdo sektor të stadiumit të kishte nga 500 tifozë për të dyja skuadrat, por rregullat e reja lehtësuese nga ana e shtetit danez dështuan sepse në Esbjerg një grup tifozësh të Aalborg nuk pranuan të qëndronin të veçuar në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri edhe pse impianti e lejonte, duke thyer rregullat e distancimit social.
Fillimisht arbitri ndërpreu ndeshjen për 15 minuta kur tifozët e Aalborg refuzuan të qëndronin në stolat të cilët u ishin caktuar, pavarsisht ndërhyrjes së policisë por edhe vetë futbollistëve të skuadrës për t’i bindur.
Në këtë pikë, forcat e policisë nuk kishin se çfarë të bënin më tepër dhe nxorrën jashtë stadiumit 40 deri në 50 tifozë të Aalborg të cilët u shoqëruan për te autobuzi i cili i dërgoi sërish në Aalborg. Ndeshja më pas filloi rregullisht dhe përfundoi me fitoren 2-0 të Sonderjyskes.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...