Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi të bërë në FB është shprehur të jetë i shqetësuar në lidhje me këtë, derisa sot ka pritur në takim vëllain e Mehmetajt, të cilin e ka siguruar që do të bëjnë të pamundur lirimin e shtetasit tonë dhe kthimin e tij në shtëpi, transmeton arbresh.info.
“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin.
E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”, shkruan Selimi./ arbresh.info/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë