Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në twitter, ka kërkuar që Serbia të lirojë kosovarin, Nezir Mehmetaj, i cili është arrestuar dhe po mbahet në burg nga autoritetet e Serbisë.
Sipas saj, Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare dhe po minon përpjekjet për normalizim të raporteve dhe për arritjen e një marrëveshje.
“Kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.
Më Tutje kryediplomatja kosovare ka thënë se Serbia me veprime të tilla po bën përpjekje për të demonizuar Kosovën dhe shtetasit kosovarë.
“Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe.Serbia po i shkelë ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike. Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar ministrja e Jashtme në twitter.
Ndërkaç ky reagim i ministres vjen pasi Prokuroria e Serbisë dje ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.
“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.
“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.
Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Prokuroria në Beograd.
Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...