Aeroplani luftarak i ushtrisë amerikane F-16 është rrëzuar në bazën ajrore Shaw në Karolinën e Jugut, me c’rast piloti ka humbur jetën, thuhet në kumtesën e ueb-faqes zyrtare të kësaj baze ajrore.
“Aeroplani luftarak F-16CM “Fighting Falcon” i forcave ajrore të SHBA-ve, është rrëzuar më 30 qershor në bazë. Gjatë aksidentit aeroplanit po kryente misionin e përditshëm, kurse në fluturake gjendej një pilot”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Emri i pilotit si dhe shkaku që mund të ketë quar në rrëzimin e aeroplanit nuk janë bërë të ditura deri më tani.
Një video amatore shfaq aeroplanin e rrëzuar në bazë i mbuluar nga zjarri, si dhe ekipet e zjarrfikësve që mundoheshin ta lokalizojnë zjarrin.
https://youtu.be/cLcPFm5HlCU
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...