Mohamed Salah ka thënë se është duke e përjetuar një kohë plot lumturi në Liverpool dhe se shpreson se do të qëndrojnë në Anfield për shumë vjet të tjera.
Liverpooli u kurorëzua kampion i Anglisë të enjten në mbrëmje, pasi rivali i tij më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea në Stamford Bridge, duke i dhënë fund pritjes së gjatë prej 30 vjetëve për titull në ligë, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi egjiptian është i lumtur që luajti rol kyc në këtë triumf të shumëpritur për të kuqtë.
“Më pëlqen atmosfera këtu. E dua këtë klub dhe shpresoj se do të qëndroj për shumë vjet. Ky klub dallon nga të tjerët”, tha Salah për BeIN Sports.
Ndërsa, në lidhje me fitimin e titullin në Premierligë, Salah shtoi: “Jam shumë i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë e fitimit të Premierligës pas 30 vjetëve. Mund ta shoh sa të lumtur janë njerëzit dhe kjo ka rëndësi për neve”.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...