Antonio Conte: Më sulmoni mua, jo Interin

10:39 | 2 Korrik 2020
A. B.

Antonio Conte ka reaguar ashpër ndaj mediave dhe kritikëve të Interit, pas fitores dërrmuese 6:0 kundër Brescias, duke u bërë thirrje atyre ta sulmojnë atë si trajner dhe jo klubin dhe apo lojtarët.

Skuadra e Contes bëri paraqitje të shkëlqyer duke e dominuar plotësisht Brescian në Giuseppe Meazza të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Trajneri italian ishte i lumtur që djelmoshat e tij i shënuan gjashtë gola dhe s’e pranuan asnjë.

“Bëmë lojë të mirë për të fituar, por më pëlqeu edhe qasja e këtij ekipi që s’u ndal kurrë së sulmuari, këmbën e kemi mbajtur në gaz vazhdimisht”, tha Conte pas ndeshjes.

“I shënuam gjashtë gola dhe nuk e pranuam asnjë, prandaj kjo duhet të jetë arsye për të qenë të kënaqur. Gjithmonë ka gjëra pozitive kur e shikon Interin, por disa njerëz duan ta shohin golin gjysmë të zbrazur, jo gjysmë të mbushur”, shtoi ai.

“Ata duan të krijojnë probleme, por nuk më bën. Më sulmoni mua dhe jo klubin apo këta lojtarë, megjithatë”, nënvizoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme