Google ADS

Edhe NBA me fushatë kundër racizmit sapo të fillojë sezoni

10:02 | 2 Korrik 2020
A. B.

Kur të rinisin ndeshjet e NBA-së më 30 korrik në Orlando në fanellën e lojtarëve mund të mos shohim të shkruar emrat e tyre.

NBA e ka dhënë pëlqimin e saj që lojtarët mund të vendosin shkrimin “Black Lives Matter”, si shenjë e luftës kundër racizmit.

Madje lojtarët mund të vendosin edhe mbishkrime të tjera të luftës ndaj racizmit në fanellën e tyre, si një mesazh për drejtësi sociale.

NBA është gati të mbështesë lojtarët në lidhje me këtë çështje kur të rinisë kampionati.

Natyrisht që numrat e lojtarëve do të jenë në fanellë, për t’i identifikuar ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme