Shkencëtarët kanë krijuar një material të zi, i cili është aq i errët sa që mund të absorbojë thuajse të gjithë dritën që e godet.
Hulumtuesit, që janë inspiruar nga një brumbull tërësisht i bardhë, shpresojnë që materiali tepër i zi mund t’i ndihmojë të zhvillojnë panele diellore më efikase ose komplet ndryshe nga mënyra se si krijohen aktualisht, shkruan arbresh.info.
Materiali i ri absorbon 99% të dritës nga të gjitha këndet duke e bërë këtë 26% më të zezë se molekulat e karbonit, që janë materiali më i zi i njohur deri sot.
Gjëja ideale për të absorbuar energji mund të jetë një material i errët që “thith rrezatimin nga të gjitha këndet dhe polarizimet”, shkruan hulumtuesit, transmeton arbresh.info. Ky pretendim mund të jetë i mundur, por shkencëtarët dëshirojnë të krijojnë materiale edhe më të zi.
Njerëzit që kanë parë materiale që thyen rekord për ngjyrën e zezë thonë që kjo është shumë “e çuditshme” sepse është aq i zi sa që syri i njeriut nuk mund ta kuptojë atë dhe në vend të saj ata shohin thjeshtë një humnerë të pafund.
Ideja fillimisht erdhi nga një brumbull i njohur si ‘cyphchilus’, i cili është plotësisht i bardhë. Megjithatë, flluskat në këtë insekt tregojnë që skeleti i tij reflekton dritën në mënyrë efikase, që shkencëtarët morën idenë pikërisht nga ajo dhe e kthyen atë në një mënyrë tjetër.
Materiali është i krijuar nga shufrat nanogrimcash që qëndrojnë në një sferë të vogël nanogrimcash. Po ashtu, materiali mund të hollohet në një lëng, që do të thotë se mund të krijohet dhe të përdoret më pas lehtë në përmbajtje të ndryshme.
Hulumtuesit gjithashtu kanë arritur të ndezin një laser tek materiali dhe të krijojnë një burim të ri të dritës./arbresh.info
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...