Liverpool i dha fund pritjes së gjatë për titull të Premierligës, duke e fituar atë pas 30 vitesh.
‘The Reds’ këtë sukses e arritën në kohë rekorde, shtatë xhiro para përfundimit të Premierligës.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, teksa ende gjendet nën emocionet e këtij suksesi, tashmë ka paralajmëruar rivalët për sezonin e ri.
“Për sa kohë qëndrojmë të përulur dhe të uritur, kemi një mundësi të mirë për të mbetur kundërshtar të fortë për të gjithë”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Ka shumë sfida para nesh, jeta është një sfidë dhe sfida jonë tjetër është të luajmë kundër shtatë kundërshtarëve deri në fund të sezonit”.
“Sezonin tjetër nuk do ta mbrojmë titullin, por do ta sulmojmë atë”, ka shtuar Klopp, duke e mbyllur deklaratën në stilin e tij.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...