Google ADS

Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë, do të pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave

23:10 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30, te Pallati i Brigadave, raporton Arbresh.info.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka në agjendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e Hotit në Tiranë pason atë të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, vetëm një ditë më parë.

Rama shkoi në Prishtinë, në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit, për krime lufte, për të biseduar nga afër me krerët e politikës së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme