Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të mund të ndërmarrin asnjë hap lidhur me publikimin e aktakuzës së pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara.
“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të pavarura dhe çfarëdo interaksioni mes pjesës politike dhe tyre mund t’i shkojë në dëm personit të akuzuar. Çdo hap që mund të merret nga pjesa politike mund të shkaktojë situatë në disfavor të personi të akuzuar”.
“Komunikimi prej pjesës politike me pjesën e pavarur të Dhomave të Specializuara mund të krijonte situatë do të thellohet tendenca që dikush mund të pretendojë se mund të shkaktojë ndikim në drejtësi”.
Selimi në Rubikon është shprehur se konfirmimi i mundshëm i aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli do ta dobësojë Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.
“Po të konfirmohet aktakuza sigurisht që do ta dobësojë rolin e Kosovës në dialog, nëse goditet Kryeministri, Presidenti … atëherë roli i institucioneve në bisedimet me Serbinë është më i dobët. Mendoj që kur goditen ata që bartin institucionet dhe barrën e negocimit me ftesa me këtë deklaratë e dobëson rolin”.
“Kosova nuk është pa institucione, por zhvillimet që janë bërë me bartësit e institucioneve e kanë prolonguar hapësirën në arritjen e një marrëveshjeje për çështjet për të cilat kemi vuajtur apo pësuar në luftë”.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...