Google ADS

Jasharaj thotë se beteja e ardhshme për Ligjin e Pagave do të jetë shumë e vështirë dhe do të zgjasë shumë

22:30 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, thotë se vendimi i Kushtetueses për anulimin e Ligjit të Pagave ka qenë i papritur për ta.

Jasharaj në RTV Dukagjini ka thënë se ky vendim është tepër i pakëndshëm për shumë punëtorë.

Ai ka thënë se në shtator nëse kalon pandemia do të bëjnë veprime sindikale, tha ai.

I pari i SBASHK-ut thotë se beteja e ardhshme do të jetë shumë e vështirë dhe do të zgjasë shumë.

“Iu bëj thirrje sindikatave të caktuara që të ngrenë zërin e tyre në komisionet parlamentare dhe të mos kërkojnë shpëtim te Avokati i Popullit”.

Jasharaj thotë se Administrata Publike përfitoi në ngritjen e koeficientit në krahë të presionit që ka bërë SBASHK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme