Google ADS

Tahiri: Ata që po fërkojnë duart sot për rrëzimin e Ligjit të Pagave, mos të mendojnë se Ligji nuk do të kalojë

21:51 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, thotë se vendimi për anulimin e Ligjit të Pagave ishte shokues për të.

Tahiri thotë është punuar shumë me sindikatat dhe anulimi është vendim shumë i keq.

“Me këtë ligj do të përfitonin mbi 62 mijë punëtorë të sektorit publik”, tha ai në debat plus.

Zëvendëskryeministri thotë se megjithatë ky ligj është i pandalshëm.

“Ata që fërkojnë duart sot dhe mendojnë që ky ligj nuk do të kalojë dhe vazhdojnë të mendojnë se do t’i marrin rrogat e tyre marramendëse me pabarazinë totale që është në sektorin publik, iu them që kjo nuk do të ndodh. Ju them që nga java e ardhshme me bekimin e qeverisë dhe kryeministrit Hoti unë do të marrë përsëri në dorë këtë proces”.

Tahiri thotë se Ligji ishte i buxhetuar për çdo centë.

Ai thotë se është e pakuptueshëm që të ketë paga në sektorin publik paga prej pesë mijë euro.

Tahiri thotë se megjithatë ky refuzim i Ligjit të pagave nuk lidhet me nxitjen e protestave dhe grevave e as me çështje politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme