Komisioni Evropian sot i paraqiti Këshillit draftin e kornizave të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për bisedimet e tyre të pranimit.
Komisioni ishte i ftuar t’i paraqiste këto propozime në Mars 2020 nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme kur mori vendimin për hapjen e negociatave me të dy vendet.
Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Olivér Várhelyi komentoi: “Sot shënohet një hap tjetër i rëndësishëm në shtigjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke ofruar angazhimin tonë, ne përshkruajmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi pres diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me të dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i bindur se ata do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre të BE, siç kanë bërë deri më tani”./tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...