Trajneri zviceran, Arno Rossini ka ‘thumbuar’ keq sulmuesin e Liverpool-it, Xherdan Shaqiri duke thënë se nuk është kampion.
Sulmuesi i “Reds” arriti që këtë sezon të fitojë Premierë Ligën, kurse edicionin e kaluar fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Rossini ka thënë se 28-vjeçari nuk është kampion, por thjeshtë është i lumtur që qëndron në stol.
“Xherdan nuk është kampion. Asnjëherë nuk lëri gjurmë me skuadrat që fitojë. Jo me skuadrat e mëdha. Ishte protagonist te Basel, por jo te Bayern ose Liverpool”.
“Gjatë viteve të fundit i ka ndjekur ndeshjet si spektatorë, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe milionat gjithashtu janë paguar”.
“Duke i mbledhur të gjitha, me bën të mendoj se ai gjithmonë nuk jep më të mirën. Në 10 vitet e fundit, do ta kujtoj në sa skuadra të mëdha ka luajtur”, deklaroi ai.
Shaqiri pritet që së shpejti të rikthehet nga lëndimi, ndërsa nuk dihet nëse nesër do jetë në derbin ndaj Manchester City-t./arbresh.info.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...