Trajneri i Romës, Paulo Fonseca beson se mund të hyjnë në top katër në tabelë dhe në sezonin e ardhshëm të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.
“Romakët” u mposhtën javën e kaluar nga AC Milan-i, ndërsa kjo i ka shuar disa mundësi për shumë tifozë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Fonseca beson se sezoni ende s’ka mbaruar dhe synimi kryesor është që të përfundojnë në top katër.
“Nuk është koha për të menduar për të ardhmen, nuk është koha të fillojmë të numërojmë. Duhet të mendojmë për një ndeshje dhe kush mendon që sezoni ynë ka përfunduar është gabim”.
“Vazhdojmë më të njëjta ambicie. Ndeshje kemi ndeshje të rëndësishme, pastaj do përballemi me Napoli-n. Kemi besimin dhe ambicja është që të fitojmë”, deklaroi ai.
Roma momentalisht renditët në pozitën e pestë, nëntë pikë me pak se Atalanta, ndërsa kanë mbetur edhe 10 ndeshje që të zhvillohen./arbresh.info.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...