Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp beson se Manchester City, Manchester United dhe Chelsea do i sfidojnë “Reds” në garë për titullin e Premierë Ligës.
Liverpool këtë sezon fitojë titullin e Premierë Ligës, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje, kurse kanë 23 pikë më shumë se rivali, City, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku gjerman beson se në sezonin e ardhshëm disa skuadra do jenë të fuqishme, e me kryesorët janë Chelsea, City e United.
“Po, City do jetë i fortë në sezonin e ardhshëm, United do jetë i fortë, Chelsea do jetë i fortë”.
“Të gjithë do jenë të forta. Nga të tre, sigurisht që City është skuadër më e forta. United është në formë të shkëlqyeshme dhe Chelsea gjithashtu është duke kaluar formë të mirë dhe janë duke bërë disa transferime interesante”.
“Tottenham nuk do pushojë, Arsenal nuk do pushojë, ata do vijnë. Leicester do jetë aty”.
“Gjëja është që do zhvillojmë 38 ndeshje gjatë një viti dhe kush fiton më shumë do fitojë ligën. Ne nuk do e mbrojë titullin vitin tjetër, do sulmojmë për titullin tjetër. Kjo do jetë shumë e vështirë”, theksoi tutje ai.
Nesër Liverpool është mysafirë i Manchester City-t, ndeshje e cila do nis në ora 21:15./arbresh.info.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”