Google ADS

Haziri: Gjilani sot humbi qytetarin e katërt nga Covid-19

16:47 | 1 Korrik 2020
L G

Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se nga koronavirusi, sot në Gjilan ka humbur jetën nga koronavirusi qytetari i katërt nga kjo komunë.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen e viktimës dhe ka premtuar se do tu qëndroj pranë në këto ditë të vështira./arbresh.info

Postimi i plotë:

Komuna Gjilanit sot në ditën e 111 të ballafaqimit me pandeminë globale Covid-19, ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe nga familja, se ka ndërruar jetë qytetari ynë Isuf Murati, i lindur në vitin 1956.

Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale, sot kemi humbur qytetarin e katërt Isufin. I shpreh ngushëllime familjes dhe garantoj se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit është e organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe familja në kushte pandemie.

Për këto 111 ditë, prej 170 rasteve që kanë rezultuar pozitiv në testin me Covid-19, 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë ende në vet- izolim dhe fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetën.

Shëndeti i qytetarit dhe shëndeti i ekonomisë është puna jonë!

LH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme