Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme mori vendim për ashpërsimin e masave ndaj luftës kundër Covid-19, ku si rezultat u vendos që të mos lejohet mbledhja e më shumë se 50 personave në një ambient, si dhe të mbahet distancë deri në 2 metra.
Ky vendim i marrë nga qeveria, i shqetësoi komunitetin e bizneseve dhe artistët kosovarë, të cilët menjëherë dolën me protestë para ndërtesës së qeverisë për të kundërshtuar ndalimin e dasmave.
Xhevdet Hyseni nga Shoqata e gastronomëve tha se nuk është i drejt ky vendim, raporton arbresh.info.
” Jemi këtu për të shprehur indinjatën për ndalimin e dasmave. Asnjë dasmë s’do jetë siç ka qenë. Ne kemi 10 muaj që presim ose me fillu vet ose me na tregu qeveria”, u shpreh Hyseni.
Edhe këngëtari Afrim Muqiqi është revoltuar nga vendimi i qeverisë për ndalimin e dasmave.
Ai pretendon se dasmat do të mbahen., pavarësisht këtij vendimi.
“Edhe unë i bashkangjitem gastronomve. Ne kemi dërguar manualin në qeveri. Lajmi i mirë është se dasmat do të mbahen ashtu siç ka thënë qeveria, sepse dasmat s’jan ndaluar as në luftë”, u shpreh Muciqi.
Ai, thotë se nuk ka asnjë problem që dasmat të mbahen edhe me 50 persona.
“Ne s’po kërkojmë diçka qa s’duhet. Mos te përdoret standardi i dyfishtë. Kemi kërkuar që të kemi sonte ose nesër me kryeministrin. Do t’i mbajmë me 50 persona qysh ka thënë qeveria “, tha ai .
Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ashpërsoj masat kundër Covid-19. Në mesin e disa vendimeve që mori qeveria, ishin edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave si dhe mbajtja e distancës deri në 2 metra./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj