Përfundon takimi i Hotit me sindikatat: Do t’i adresojmë disa nga nevojat më emergjente në disa prej sektorëve

15:36 | 1 Korrik 2020
L G

Pas 1 orë diskutimi  me Sindikatat e Sektorit Publik në Kosovë, kryeministri i vendit,  Avdullah Hoti doli në konferencë për media.

Në këtë konferencë, Hoti dhe detaje të  diskutimit dhe shqetësimeve që ka pranuar nga krerët e këtyre sindikatave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm ligjin për pagat në sektorin publik.

Hoti tha se bashkërisht kanë vendosur të formojnë një grup punues për të diskutuar rreth vërejtjeve  të këtij vendimit dhe është vendosur që të formohet një grup punues ku do tëj enë të përfshirë edhe sindikatat.

Kryeministri Hoti, premtoi se do të angazhohet që sa më shpejt t’i adresoj nevojat urgjente të sektorit të arsimit, shëndetësisë, policisë dhe zjarrfikësve.

“Sot kishim takim më kryetarët e sindikatave të Kosovës që përfaqësojnë rreth 70 mijë të punësuar në sektorin publik. Edhe ne ndajmë shqetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne do të pranojmë këtë vendim. Ne u dakorduam që qeveria të themeloj grupin punues dhe të shikojmë vërejtjet rreth këtij ligji në grupin punues do të jenë të përfshirë të gjitha sindikatat. Problemet janë të mëdha si në arsim, shëndetësi e polici. Ne do të angazhohemi si Qeveri që të adresojmë disa nga nevojat më emergjente në disa prej sektorëve”, u shpreh Hoti

Ndryshe një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezulloj  ligjin për paga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme