Google ADS

Katër viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

15:28 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 954 teste për coronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 64 janë nga Shkupi, Kumanova-4, Dibra-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Struga-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-5, Resnjë-5.

Janë regjistruar edhe katër viktima nga Shkupi, të moshës: 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar: Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërçovë-1, Resnjë-5.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 6454, prej të cilëve 2598 janë shëruar, ndërsa 306 kanë vdekur. Për momentin 3550 raste janë aktive./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme