Maqedoni: DAP shënon ulje të pagesë së tatimeve për 6.7 përqind

15:20 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) ka shënuar ulje të pagesës së tatimeve për 6.7 përqind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1.8 përqind, krahasuar me qershorin e vitit 2019.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, tha se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ulje prej 17.3 përqind ka tek tatimi i fitimit, që sipas Llukarevskës, i referohet pagesës së parakohshme të këtij tatimi nga ana e obliguesve të caktuar tatimor.

“Ulja del nga pagesa më e ulët e akontacioneve mujore të tatimit të fitimit që mund të jetë rezultat i pagesave të parakohshme të bilanceve tatimore mujore tek një numër i caktuar i obliguesve tatimorë”, tha Llukarevska.

Ulje të caktuar ka edhe tek tatimi i vlerës së shtuar, përkatësisht neto të ardhurat janë pakësuar për 7,5 për qind, ndërsa bruto të ardhurat për 1,7 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme