Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Prizren-Prevallë është mbyllur për qarkullim për të gjitha automjetet.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, kjo rrugë do të mbyllet nga nesër (2 korrik).
Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë, nga fshati Gornje Sello deri në Prevallë (tek hotel Sharri), do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve, nga 2 korriku 2020 (e enjte).
Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.
Luten të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.
Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...