Lajm i keq: Nuk lejohen dasmat as pas 1 korrikut

12:46 | 1 Korrik 2020
L G

Qeveria e Republikës në mbledhjen e saj të mbajtur sot ka marrë vendime të reja për  ashpërsimin e masave ndaj luftës kundër Covid-19.

Ani pse ishte paralajmëruar që nga 1 korriku do të lejohet mbajtja e ahengjeve, përfshirë edhe dasmat, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, raporton arbresh.info.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  gjatë kësaj mbledhje tha se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Vendimi të cilin e ka prezantuar ministri, Zemaj për masat e reja për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit ka gjithsej 28 pika:

– Reduktimi i punonjësve ne administratë,

– Të mbyllen zyrat ku paraqiten raste me COVID-19.

– Rastet Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë,

– Rastet mbikqyren nga shtabet komunale.

– Te vendosen masat mbrojtjes, të respektohet distanca, të bëhet dezinfektimi i hapësirave,

– Punëtoret shëndetesore t`i përmbahen Keshillave të Institutit për masat mbrojtëse

– Bartja e maskës të jetë obligative,

– Te respektohet distanca prej 2 metrave,

– Bartja e maskës e obligueshme në taksi dhe autobus,

– Maskat të obligueshme edhe për zyrtarët e rendit,

– Bartja e obligueshme e të gjitha pajisjeve mbrojtëse,

– Ndalohen grubullimet në hapësira të hapura dhe të mbyllura me mbi 50 persona,

– Obligative mbajtja e maskës në qendra tregtare, gastronomi,

– Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin familjar.

Të ngjashme