Google ADS

La Liga konfirmon afatet e reja kalimtare

12:14 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndryshime të shumta në edhe në botën e futbollit.

Fillimisht, të gjitha ndeshjet e sportit më të popullarizuar në botë u pezulluan, për t’u rikthyer në disa kampionate, por pa prezencën e tifozëve.

Meqenëse sezoni do të përfundojë më vonë se zakonisht, është e kuptueshme që edhe datat e afateve kalimtare do të ndryshojnë.

Në këtë mënyrë, siç transmeton Goal, La Liga i ka bërë publike datat e dy afateve të ardhshme kalimtare.

Afati kalimtar veror do të nisë me 4 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 5 tetor, kurse afati kalimtar dimëror do të nisë me 4 janar dhe do të mbyllet me 1 shkurt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme