Gjermania sot mori kryesimin e BE-së, ambasadori Heldt: Në nuk do të bëjmë mrekulli, por premtojmë shumë punë

11:38 | 1 Korrik 2020
L G

Gjermania sot ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian me të cilën 6 muajt e parë të vitit 2020 ka udhëhequr Kroacia.

Kosovarët i janë gëzuar udhëheqja gjermane me BE,  dhe kanë shprehur shpresën e tyre rreth  procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton arbresh.info.

Megjithatë, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk mund të bëjë mrekulli.

Ai,  ka thënë se ka shumë pritje nga Gjermania  pas marrjes së kryesimit të BE-së  do të punojnë shumë fortë,  mirëpo ai bën me dije se s’mund të bëjnë mrekulli.

“Në nuk do të bëjmë mrekulli, por premtojmë shumë punë”, ka thënë Heldt.

E për marrjen e  kryesimit të BE-së nga Gjermania ka reaguar edhe shefja e Zyrës së BE’së në Prishtinë, Natalya Apostolova.

Duke uruar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ajo ka thënë se mund të llogarisin në përkrahjen e BE’së.

“Përgëzime për Presidencën gjermane dhe për ambasadorin gjerman në Kosovë për marrjen e presidencës sot. Prioritetet tuaja do të jenë të rëndësishme për Kosovën& ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, ka thënë Apostolova./arbresh.info

 

Të ngjashme