Meta: Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane

10:36 | 1 Korrik 2020
L G

Presidenti shqiptar, Ilir Meta është shprehur i lumtur për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian (BE) nga Gjermania.

I pari i shtetit shqiptar, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ajo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi, raporton arbresh.info.

Ai, po ashtu ka theksuar se është mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës evropiane.

“Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues. Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe. Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta. Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane”, ka shkruar Meta. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme